Formula 1

Hamilton del hapur: Tani dua titullin kampion

Pas triumfit dje në pistën e Silverstone, piloti britanik Leëis Hamilton është ndjerë në qiellin e shtatë. Piloti i Mercedes përfitoi nga paraqitja e dobët e Sebastian Vettel, që e mbylli garën në vendin e shtatë, për ta ngushtuar në 1 pikë diferencën mes tyre në favor të ferraristit. Fundjava britanike ishte fantastike për pilotët e Mercedes, që zunë dy vendet e para (Bottas u rendit i dyti), por ishte një zhgënjim për Ferrarin, që zuri vetëm vendin e tretë me Kimi Raikkonen.

Lewis Hamilton gjate gares se djeshme

Një garë fantastike, një ndjesi e papërshkueshme. Nuk e imagjinoja një triumf të tillë, një garë emocionuese. Ishte gjithçka e përkryer, kisha një makinë të shpejtë dhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga skuadra dhe fansat”, u shpreh Hamilton, që përshëndet fansat e tij në pistën e Silverstone. “Nuk doja t’i zhgënjeja tifozët. Tani mendoj më shumë për Botërorin, asgjë nuk është më e pamundur. Por ka ende shumë kohë dhe do t’i marrim garat një e nga një”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1