Formula 1

Hamilton: I zhgënjyer nga makina, në Kanada jemi pas rivalëve

Lewis Hamilton nuk është aspak i kënaqur nga paraqitja e tij dhe e makinës Mercedes në provat zyrtare në prag të garës së Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1. Vendi i katërt nga e cila do ta nisë garën e sotme nuk i garanton aspak një sukses kampionit të botës, që e sheh me pesimizën garën që do të zhvillohet në pistën e Montrealit.  Piloti britanik ka kapur gjithnjë “pole” në tri edicionet e fundit, ndërsa këtë vit ka zhgënjyer.

Provat kanë qenë të vështira, pasi nuk arrita për asnjë moment që të bëja një xhiro të mirë. Kjo është një garë ku është e pamundur të fitosh po nuk u nise nga vija e parë, ndërsa unë jam i katërti. Unë do të përpiqem, por vështirë se fati do të jetë sërish me ne, kaq shpesh”, tha Hamilton.

Piloti britanik i pat kërkuar skuadrës që të ndryshojnte motorin në këtë garë, por kjo gjë nuk ndodhi, ndërkohë që rivalët e Ferrari dhe Red Bull e kanë bërë një gjë të tillë, ndaj Mercedes vazhdon me motorin e 6 garave të para. “Të shohim se si do të shkojnë gjërat në garë. Për sa i përket motorit të ri, ai do të jetë gati në Francë, pas dy javësh”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1