Formula 1

Hamilton: Ja kush është shoku më i mirë i skuadrës që kam patur

Lewis Hamilton, i saposhpallur për të pestën herë kampion bote në Formula 1, ka rrëfyer se piloti finlandez Valtteri Bottas, me të cilin pilotojnë së bashku makinën Mercedes, është shoku më i mirë i skuadrës që ka patur në karrierën e tij. “Nuk kam asnjë dyshim në këtë që them. E shoh kur punon dhe ai sheh se sa punoj unë. Por, mbi të gjitha, nuk luajmë kurrë pisët ndaj njëri-tjetrit”, tha Hamilton.

Ne bashkëpunojmë mes nesh. Ndonjëherë ai zbulon se ka gjëra që nuk shkojnë ashtu si duhet te makina, që nuk është 100% e përshtatshme për pistën dhe diskutojmë. I ndajmë mes nesh idetë dhe flasim shpesh”, u shpreh piloti britanik, që me Bottas në krah ka fituar 2 tituj kampionë në dy sezonet e fundit.

Unë mendoj se ne kemi marrëdhënien më të mirë që mund të ekzistojë në historinë e Formula 1. Si nga ana e respektit që kemi mes nesh ashtu dhe ajo e punës së përbashkët që bëjmë me makinën Mercedes. Valtteri ka qenë një faktor thelbësor që Mercedes ka fituar shumë gara gjatë dy sezoneve të fundit”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1