Formula 1

Hamilton: Ja piloti nga i cili kam mësuar të bëhem kampion

Lewis Hamilton është rrëfyer sot në lidhje me të shkuarën e tij, me shokët e skuadrës që ka patur, duke rrëfyer se piloti i vetëm nga i cili ka mësuar diçka është Fernando Alonso. “Ai është shoku i vetëm i skuadërs që kam patur që më ka treguar sekrete”, tha piloti britanik, që në vitin 2007 ka pilotuar McLaren dhe ka qenë në një skuadër me spanjollin. Alonso vinte te McLaren pas dy titujve kampionë me Renault, ndërsa Hamilton debutonte në Formula 1. Ai ishte një vit i jashtëzakonshëm, pasi Hamilton, 22 vjeç, tregoi cilësi të mira dhe me spanjollin nisi një betejë e fortë brenda skuadrës. Por në fund, titullin kampion e mori Kimi Raikkonen me Ferrari.

Hamilton dhe Alonso te McLaren i vitit 2007

Në përgjithësi, nuk kam mësuar shumë gjëra nga pilotët e tjerë me të cilët kam punuar në të njëjtën skuadër. I vetmi që më ka ndihmuar na qenë Alonso, në vitin tim të parë në Formula 1. Më pas asgjë, falë përvojës që fitoja vetë në pistë përpiqesha të bëhesha gjithnjë e më i mirë”, u shpreh më tej Lewis Hamilton, që këtë vit fitoi titullin e katërt kampion bote në Formula 1. “Kur erdha në Formula 1 kisha shumë energji, por ajo që ka ndryshuar në këto vite është etika ime e punës. Do të doja që këtë etikë ta kisha fituar që më parë, mund të kisha 5 tituj kampionë”, u shpreh Hamilton.

Më shumë nga Formula 1