Formula 1

Hamilton: Jam pranë rinovimit të kontratës me Mercedes

Rinovimi i kontratës së Lewis Hamilton me Mercedes është çështje e mbyllur, pasi palët kanë arritur marëveshjen edhe pse mungon zyrtarizimi. Disa herë palët kanë konfirmuar dëshirën për të vijuar bashkëpunimin, që ka sjellë dis tituj kampionë bote te makina gjermane dhe piloti britanik. “Pas garës së fundit në Barcelonë bëmë një mbledhje me të gjithë shefat dhe asnjëri nuk ka probleme. Po flasim për kontratën dhe jemi pranë marëveshjes, ndaj besoj se shumë shpejt do të hidhen firmat”, tha Hamilton.

Edhe drejtuesit e Mercedes janë të qetë në këtë drejtim, pasi besojnë se Hamilton do të qëndrojë edhe sezonin tjetër. “Është e qartë që ne nuk duam ta humbasim një pilot dhe njeri të tillë. Ndaj besojmë se do të vazhdojmë të garojmë së bashku edhe në të ardhmen. Në javët e para të Botërorit edhe ne nuk ishim të kënaqur nga paraqitja e makinës, por gjërat po sistemohen. Arritja e marrëveshjes së kontratës kërkon pak kohë, por gjërat janë në drejtimin e duhur”, u shpreh Toto Wolff.

Më shumë nga Formula 1