Formula 1

Hamilton kundër rregullave të reja: Nuk dalin 3 motorë për një sezon

Pasi fitoi titullin e 4-t kampion bote në Formula 1, Lewis Hamilton është projektuar drejt sezonit tjetër. Ai ka mbetur i zhgënjyer nga ndryshimet teknike që FIA ka miratuar për vitin 2018, ku mbi të gjitha është ajo e përdorimit të vetëm 3 motorëve gjatë gjithë sezonit. Një ndryshim në rregullore që nuk pëlqehet aspak nga piloti britanik. “Do të jetë shumë më keq se këtë vit, pasi do të na duhet të mbyllim gjithë sezonin me vetëm 3 motorë. Do të jemi të detyruar të pilotojmë si breshka”, tha Hamilton.

Mercedesi i Hamilton gjate nje gare

Por jo vetëm numri i motorëve që një pilot do të ketë në dispozicion gjatë një viti, por edhe disa ndryshime të tjera teknike nuk janë miratuar nga kampioni i botës, që ka dalë kundër tyre. “Prej këtij viti kemi problemin e vetëm 100kg benzinë në makinë, që duhet ta menaxhojmë, më pas shtohet sistemi mbrojtës HALO, që do të jetë si të pilotosh një autobus. Tani na kërkojnë makina më të rënda, ashtu si në garat NASCAR, duke bërë që distanca e frenimit të jetë më e madhe dhe sforcoja e pilotit më e madhe. Ne nuk duam këtë gjë, pasi duam spektaklin dhe të tregojmë aftësitë tona në pistë”, u shpreh Hamilton.

Më shumë nga Formula 1