Formula 1

Hamilton: Ky Mercedes është një spektakël, jemi më afër titullit

Avantazhi prej 67 pikësh që Lewis Hamilton ka karshi Sebastian vettel është shumë i madh, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 gara nga mbyllja e Botërorit 2018 në Formula 1. Madje piloti britanik i Mercedes mund të shpallet kampion bote që në garën e ardhshme në Amerikë, ndaj 4 herë kampioni i botës po mendon që tani për festimet. “Kemi bërë një hap të madh përpara drejt titullit. Unë nuk e di nëse mund të festojmnë që në pistën e Austin, pas dy javësh, por kur të jemi aty do të shohim”, tha Hamilton.

Piloti britanik fitoi edhe garën e Japonisë, suksesi i katërt radhazi në Botëror, duke ndërtuar këtë avanatzh të madh ndaj vettel pas pushimeve verore, ashtu si dhe vjet. “Kjo është fantastike, pasi në Suzuka korrëm një tjetër triumf të dyfishtë. Për mua, kjo është pista më e mirë në botë. Nuk ishte e lehtë, për shkak të gomave, por të pilotosh këtë Mercedes është një kënaqësi dhe një spektakël. Ne punojmë gjithnjë fort për të qenë më të mirët dhe ia dolëm mbanë. Tani e ka radhën gara e Austin, të shohim se si do të përshtatemi”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1