Formula 1

Hamilton, në delir: Ishte gara më e bukur e karrierës…

Lewis Hamilton beson se fitorja e arritur prej tij në Çmimin e Madh të Gjermanisë, ku u nis nga vendi i 14-të, është një nga garat më të mira të karrierës së tij, më e bukura…

Katër herë kampioni i Botës pati një të shtunë shkatërrimtare ku e pa veten në vendin në linjën e shtatë të startit, por doli i pari në garë, i favorizuar nga kushtet klimaterike, tërheqja e Vettel dhe strategjia e Mercedes.

“Gjithmonë duhet të kesh besim te suksesi dhe pavarësisht se u nisa nga vendi i 14-të unë kisha besim, – tha Hamilton për “Sky Sports”. – Duhet të isha i qetë dhe t’i besoja skuderisë, që bëri një punë të shkëlqyer. Nuk e kisha menduar kurrë se mund të realizoja në ëndërr të tillë si kjo e sotmja, është gara më e bukur e karrierës.”

Më pas, ai shtoi: “Kur filloi shiu e dija që do të arrija një vend në podium, por këshillat e ekipit më ndihmuan të fitojë. Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, për ata që nuk më njohin po i them se kam gjithmonë besim te aftësitë e mia dhe të makinës që pilotoj. Eshtë e bukur të festosh në shtëpinë time të dytë.”

Më shumë nga Formula 1