Formula 1

Hamilton: Në Hungari kemi vështirësi, jemi me hapin e breshkës

Pak orë para fillimit të garës së Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1, piloti britanik Lewis Hamilton ka deklaruar se paraqitja e djeshme në provay zyrtare, ku u rendit i katërti, është një sinjal jo i mirë për makinën Mercedes. Ferrari ishte shumë i shpejtë në pistë, duke zënë dy vendet e para me Vettel dhe Raikkonen. “Gomat nuk ndikuan te rezulatti në xhiron e shpejtë. Duhet të punojmë më shumë te bilancimi i tyre. Ishim më të avashtë se zakonisht, njësoj si një breshkë krahasuar me Ferrarin. Nuk e kam idenë se çfarë ndodhi”, tha Hamilton.

Piloti britanik Lewis Hamilton

Edhe Valtteri Bottas pranon se Ferrari është më i shpejtë dhe kjo paraqitje rrezikon shumë të ardhmen e “shigjetave të argjendta”. “Mendoj se do të duelojmë më shumë për vendin e tretë se sa për fitoren. Ne e shfrytëzuam në maksimum potencialin e Mercedes, por ata ishin më të shpejtë. Në pista të tilla, ku ngarkesa aerodinamike është e madhe, gjithnjë kemi probleme. Shpresoj që në garë situata të përmirësohet dhe të kemi më shumë fat”, deklaroi Bottas, ndërkohë që këto probleme janë një sinjal inkurajues për Red Bull, që mund të parakalojë Mercedes.

Më shumë nga Formula 1