Formula 1

Hamilton: Në Silverstone për revansh, pistë speciale për mua

Lewis Hamilton pritet të jetë protagonist këtë fundjavë në pistën e Silverstone, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Britanisë në Formula 1. Piloti i Mercedes u rendit i dyti sot në përfundim të provave të lira, por 4 herë kampioni i botës nuk shqetësohet dhe kërkon triumfin e 6-të në garën e shtëpisë. “Kjo garë për mua është speciale edhe pse këtu gjithçka varet nga situatat që krijohen, sidomos nga kushtet atmosferike. Bashkë me Vettel jemi në garë për titullin kampion, herë kryesoj unë e herë ai, ndaj ka për të qenë një fundjavë e vështirë”, tha Hamilton.

Pas dështimit një javë më parë në Austri, piloti britanik shprehet se te Mercedes kanë punuar fort për hakmarrje. “Jemi të bashkuar dhe gati për revansh. Ato dy tërheqje na kanë goditur moralisht, por nuk tërhiqemi dhe dorëzohemi. Puna do të vazhdojë dhe jam i sigurt se makina do të përmirësohet nga gara në garë. Unë do të jap maksimumin në çdo garë e veçanërisht në Silverstone, pasi nuk dua të zhgënjej fansat e mi. Një fitore në Silverstone është gjithnjë e veçantë, ndaj shpresoj që kjo fundjavë të jetë pozitive”, u shpreh Lewis Hamilton.

Më shumë nga Formula 1