Connect with us

Formula 1

Hamilton “pole position” në Silverstone, ndjekin dy makinat Ferrari

Lewis Hamilton siguroi sot “pole position” në pistën e Silverstone në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe. Piloti i Mercedes ndali kronometrin në kohën 1’26”600, duke qenë më i shpejti në pistë para fansave të tij. Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit britanik, që do ta nisë garën e nesërme nga vija e parë e startit. Në krah të tij do të jetë piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen, që la pas shokun e skuadrës Sebastian Vettel (i treti). Dy makinat “kokëkuqe” rivalizuan deri në fund dhe arritën një pozitcion të mirë për startin e nesërm. Vetëm i katërti Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, por që me penalizimin prej 5 pozicionesh që ka marrë (ndërroi kambion) do ta nisë garën nga vendi i nëntë. Në “top 10” makinat më të shpejta, nga vendi i pestë në të dhjetin, u renditën: Max Verstappen (Red Bull), Nico Hulkenberg (Renault), Sergio Perez (Force India), Sebastian Ocon (Force India), Soffel Vandoorne (McLaren) dhe Romain Grosjean (Haas).

Makina Red Bull e Daniel Ricciardo probleme ne Silverstone

Sesioni i parë i provave zyrtare ishte plot surpriza, duke nisur nga tërheqja e shpejtë e australianit të Red Bull, Daniel Ricciardo, makina e të cilit humbi fuqinë dhe u detyrua të hapë krahun (provat u ndërprenë për disa minuta). Ai nuk hyri më në pistë dhe e mbylli këtë sesion në vendin e fundit (ka marrë edhe një penalizim prej 5 pozicionesh, pasi ka ndëruar kambion). Bashkë me australianin nuk u kualifikuan në këtë sesion të parë edhe Lance Stroll (Williams), Kevin Magnussen (Haas) si dhe dy makinar Sauber të Pascal Wehrlein dhe Marcus Ericsson. Pilotët e nisën këtë sesion me pistën e lagur dhe e mbyllën me një pistë që po thahej e kohët që u përmirësuan nga xhiro në xhiro, aq sa kohën më të shpejtë e dha Fernando Alonso (McLaren), një befasi në këtë sesion të parë.

Fernando Alonso me McLaren

Pista që thahej nga momenti në moment e bëri mjaft interesante edhe sesionin e dytë të provave të lira, pasi kohët përmirësoheshin vazhdimisht. Kohën më të shopejtë në sesion të dytë e dha Lewis Hamilton (Mercedes), ndërkohë që jashtë garës për “pole position” dolën Jocelyn Palmer (Renault), Daniil Kvyat (Toro Rosso), Fernando Alonso (McLaren), Carlos Sainz (Toro Rosso) dhe Felipe Massa (Williams). Pra, surprizat nuk munguan as këtë sesion të dytë, duke lënë të hapur garën për nesër. Gara në pistën e Silverstone do të nisë në orën 14:00, me kushtet e motit që janë sërish të paqëndryshme, çka mund të dhurojë surpriza në pistë. Edhe sot provat nisën me pistë të lagur prej shiut që ra paradite dhe u mbyllën me një pistë të thatë e kohë që përmirësoheshin vazhdimisht.

Ferrari i Vettel sot ne piste

Më shumë nga Formula 1