Formula 1

Hamilton jepm alarmin: Rrezikojmë titullin!

Gara e Kanadasë ka qenë një goditje e dyfishtë për pilotin britanik Lewis Hamilton, që u rendit i pesti dhe humbi kreun e renditjes botërore. Makina Mercedes nuk ishte në gjendje të duelonte me Ferrarin e Sebastian Vettel, që falë triumfit në pistën e Montreal mori edhe kreun e renditjes botërore. Duket se zgjedhja për të mos ndryshuar motorin ndikoi në këtë rezultat të pilotit britanik.

Fuqia e motorit herë ngrihej e herë ulej dhe kishim frikë se mos prishej. Për fat arrita ta përfundoj garën dhe të marr pikë të rëndësishme për Botërorin edhe pse e humba kryesimin”, u shpreh piloti i Mercedes, që priste një fundjavë ndryshe në karën kanadeze.

Me problemet që kishte motori mund të shkonte edhe më keq. Botërori është ende i hapur edhe pse humbëm shumë pikë sot, por na duhet të punojmë fort, pasi Ferari është shumë përpara nesh dhe do të jetë e vështirë për t’i mundur. Kanë një makinë të mirë, ndaj duhet të ulim kokën dhe të punojmë, për të qenë gati për garën e radhës”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1