Formula 1

Hamilton shpalos objektivat: Titullin e pestë dhe rinovimin me Mercedes

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por përgjatë këtij seozni do të firmos rinovimin e kontratës me makinën Mercedes. Po bisedojmë dhe klima mes nesh është e qetë, ka dëshirë nga të dyja palët për të vijuar bashkëpunimin, ndaj besoj se do të gjejmë një marrëveshje”, ka deklaruar sot piloti britanik Lewis Hamilton, kampion bote në fuqi me Mercedes. Kontrata e pilotit britanik skadon në fund të këtij sezoni, por gjasat janë që ai të qëndrojë te makina gjermane edhe për dy sezone të tjera në Formula 1.

Për sa i përket sezoni që do të nisë pas 10 ditesh, Hamilton shton: “Nuk kënaqemi me kaq sa kemi arritur, pasi synojmë të jemi sërish kampion. Kemi dëshirë të vazhdojmë projektin e nisur, askush nuk do të ndalet, pasi kemi ende shumë për të arritur. E kemi çuar teknologjinë në limitet e nsaj, ndaj dhe kemi qenë gjithnjë lider. Kjo nuk ka qenë rastësi. Po e nis këtë sezon të ri jo me idenë që kam fituar 4 tituj kampionë bote, por me mentalitetin dhe dëshirën për të fituar ende”, tha Hamilton.

Më shumë nga Formula 1