Formula 1

Hamilton më i shpejti në Abu Dhabi, sfidë me Vettel për fitore në garën e fundit

Lewis Hamilton me Mercedes ka dhënë kohën më të shpejtë sot në përfundim të dy sesioneve të para të provave të lira të zhvilluara në pistën e Yas Marina, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabit. Piloti britanik ndali kronometrin në 1’38”877, duke qenë i pakapshëm nga rivalët, por shumë pranë tij ishte Sebastian Vettel me Ferrari, me një të qindtat më shumë (piloti gjerman ishte më i shpejti në sesionin e parë). Në vendin e tretë u klasifikua Daniel Ricciardo me Red Bull, duke lënë pas Kimi Raikkonen, Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.

Sebastian Vettel me Ferrari gjate provave

Gara e Abu Dhabit është sfida e fundit sezonale në Formula 1, me pilotët pretendentë që duan t’i bëjnë një mbyllje të mirë sezonit dhe të gjithë pretendojnë fitoren. Tempraturat ishin optimale dhe pilotët dhanë më të mirën në pistë, por pritet një duel i fortë mes Hamilton dhe Vettel për fitore në këtë garë, pasi makinat e tyre ishin shumë pranë njëra-tjetrës. Në “top 10” edhe Fernando Alonso me McLaren, ndërsa pas tij u rendit Massa, që të dielën zhvillon garën e fundit në Formula 1. Nesër, ora 14:00 do të zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën, po në këtë orë, gara.

Hamilton parakalon Giovinazi ne provat e lira

Më shumë nga Formula 1