Formula 1

Hamilton, Vettel e Alonso bëjnë aktorin, dublojnë zërat në “Makinat 3”

Më 14 shtator, kompania e filmave “Disney” do të bëjë promovimin e serisë së tretë të filmit me kartona “Cars 3” (Makinat 3). Dy seritë e para kanë patur shumë sukses, anembanë botës, por Disney kërkon që të shtojë famën edhe në këtë seri të tretë, ndaj ka vendosur që të afrojë disa personazhe të njohura në dublimin e tij.

Fernando Alonso gjate dubilimit

Në anglisht ai që do të dublojë zërin e një prej personazheve do të jetë piloti britanik Lewis Hamilton, në gjermanisht dhe italisht do të jetë Sebastian Vettel dhe në spanjisht do të jetë piloti Fernando Alonso. Të tri këta pilotë kanë pranuar të dublojnë nga një personazh të episodit “Cars 3”, duke u dhënë jetë me zërin e tyre.

Më shumë nga Formula 1