Seria A

Handanovic: Të shohim sa do të rezistojmë tani

Samir Handanovic, portieri i Inter, ka folur për kanalin televiziv zyrtar të zikaltërve për këtë pjesë të parë të kampionatit, që i ka parë milanezët si protagonistë. “Kampionati është shumë i bukur, ka shumë luftë. Tani kemi hyrë në momentin e nxehtë dhe do të shohim sa do të rezistojmë”, ka thënë ai. “Pesë skuadra janë shkëputur, por diferencat nuk janë të mëdha. Është bukur që jemi të gjithë kaq afër.

Duke parë se shumë lojtarë janë të grumbulluar me kombëtaret respektive, te “Suning Center” kanë mbetur pak futbollistë. “Jemi pak, por nuk ka rëndësi, – ka shpjeguar Handanovic. – Është e rëndësishme të rifitojmë energjitë dhe të përgatitemi në mënyrën e duhur për muajin e ardhshëm”.

Kundërshtari i radhës do të jetë Atalanta, e mundur 7-1 sezonin e kaluar, gëzimi i fundit i madh para rënies së zikaltërve. “Janë një ekip i vështirë. Do të duhet të përgatitemi mirë, luajmë në shtëpi dhe duhet të marrim pikë, por kundër një skuadër që e dimë mirë se është shumë e fortë”.

Më shumë nga Seria A