Connect with us

NBA

Harden 33 pikë por s’mjafton, Cleveland në krizë

Moment negativ për Cleveland, që pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, por jo kryesimin në Konferencën e Lindjes. Kampionët e NBA-së u mundën 102-86 nga Portland, një humbje surprizë  edhe pse LeBron James realizoi 20 pikë e 11 rebaund. Për vendasit u dallua McCollumm me 27 pikë, mbështetur edhe nga Crabbe me 24 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket. Fitojnë sërish Clippers, që duket se kaluan krizën, duke mundur 105-96 Orlando. U dallua Reddick me 22 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Fiton në sekondën e fundit Philadelphia, që mund 98-97 New York, sfidë ku vendimtar ishte Embidd me 21 pikë e 14 rebaund.

Nga nje ndeshje e NBA-se

Ndalet edhe Houston, që u mund 119-105 nga Minnesota. Me Harden që bën detyrën, duke realizuar 33 pikë e 12 asist, por që mbetën për statistikë. Mes pretendentëve që bëjnë një hap përpara është Oklahoma, që mposhti 103-95 Memphis, një tjetër ndeshje e mirë e Westbrook, që realizoi 24 pikë, 13 rebaund e 12 asist.

REZULTATET E SOTME

Philadelphia – New York, 98-97

Boston – Washington, 117-108

Minnesota – Houston, 119-105

Oklahoma – Memphis, 103-95

Clippers – Orlando, 105-96

Portland – Cleveland, 102-86

[interaction id=”577b946a33e3688a29257ae7″]

Më shumë nga NBA