Premier League

Harry Kane, 1 gol kundër Arsenal do ta bënte “të pavdekshëm”

Arsenal do të presë Tottenham në “Emirates Stadium” ditën e shtunë. “Topçinjtë” kanë fituar 10 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi, duke mos pësuar gol në 7 prej tyre. Ndeshja e barazuar 2-2 me Manchester City në fillimin e prillit të kaluar ka qenë e fundit ku ata nuk kanë marrë pikët e plota në “Emirates Stadium”. Ndërkohë, “Topçinjtë” po kalojnë ecurinë më të gjatë pa fitore kundër Tottenham në Premier League, duke marrë katër barazime dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit kundër tyre.

Skuadra e Arsene Wenger ka fituar 5 ndeshjet e para të kampionatit aktual që ka luajtur në shtëpi për herë të parë që nga sezoni 2009/10 dhe mund të arrijë të gjashtë për herë të parë që nga sezoni 2007/08. Nga ana tjetër, Tottenham ka fituar 6 nga 7 transfertat e fundit në Premier League, duke realizuar një total prej 25 golash në këto fitore, me një mesatare prej 4 golash për ndeshje, por nuk kanë arritur të shënojnë në ndeshjen e humbur 1-0 në “Old Trafford” kundër United.

Gjithsesi, Harry Kane ka shënuar në 5 përballjet e fundit të luajtura kundër Arsenal në Premier League dhe ka realizuar 6 në total. Nëse Kane realizon edhe në këtë ndeshje, do të bëhet i pari në historinë e dy klubeve që shënon në 6 derbi të njëpasnjëshëm.

Më shumë nga Premier League