Futboll

Harry Kane, “bomberi” që flet për “Topin e Artë”…

Harry Kane, “bomberi” që flet për “Topin e Artë”…

Sumuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka pranuar se ai ka ende punë për të bërë për të fituar “Topin e Artë”. 23-vjeçari e ka përshkruar si ëndërr mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”, gjatë karrierës së tij. Harry Kane ka kaluar një vit 2017 me të vërtetë mbresëlënës dhe figuron mes 30 lojtarëve kandidatë për t’u shpallur futbollisti i vitit. Në total, Kane ka shënuar 36 gola për Tottenham në vitin 2015, 4 më shumë se Ronaldo për Real Madrid, por portugezi ka luajtur 365 minuta më pak. Qendërsulmuesi i Anglisë, gjithashtu ka shënuar 6 tregolsha, si askush tjetër në Europë.

Spurs celebrate point at Real Madrid

Statistikat e tij janë më të mirat e kushdo tjetër, megjithatë, Kane mendonte i duhet ende shumë punë për të arritur në majë, atje ku për momentin ai veçon Ronaldon dhe Messi. Anglezi i fundit të ka fituar “Topin e Artë” ka qenë Michael Owen në vitin 2014. “Të jesh mes 30 kandidatëve për “Topin e Artë” është diçka fantastike. Padyshim që mendoj se kam ende punë për të bërë që të jem pretendent për ta fituar, si janë tani Messi dhe Ronaldo. Mendoj se ata janë një shkallë sipër, por unë po punoj për të realizuar atë që për momentin mbetet vetëm një ëndërr. Viti 2017 ka qenë fantastik për mua, por më duhet të bëj më mirë.”

Më shumë nga Futboll