Premier League

Harry Kane “çlirohet”: Tani fillon sezoni im…

Duke folur pas fitores 2-1 që Tottenham arriti ndaj Brighton, Harry Kane ka bërë autokritikë për mënyrën si e ka nisur këtë sezon. “Jam i pari që analizoj veten time dhe e sheh që duhet të kisha bërë më mirë, – tha qendërsulmuesi i londinezëve. – Duhet të rrisë edhe 100% më shumë përqendrimin. Kam shënuar tre gola në këto gjashtë javë, nuk janë mjaftueshëm për ne.”

Harry Kane vazhdoi: “Kur vendos standarte të tjera sezon pas sezoni, njerëzit nisin të flasin dhe të kritikojnë në momentin që kur i arrin. Unë jam i pari kritik i vetës. Isha shumë i pakënaqur me paraqitjet deri para ndeshjes kundër Brighton, që mendoj se ka qenë e para ku jam shprehur në lartësinë e duhur. Tani ka filluar kampionati im, u zgjova nga “letargjia”.”

Sulmuesi anglez përfundoi: “Kjo është jeta e sulmuesit. Nëse nuk i shfrytëzon shanset ekipi vuan dhe meriton kritika, nëse shënon gola ekipi fiton ndeshjen dhe merr lëvdata. Eshtë e gjitha çështje përkushtimi dhe përqendrimi. Unë e pranoj se deri tani sezoni im nuk ka qenë në lartësinë e duhur.”

Më shumë nga Premier League