Futboll

“Harry Kane është më i mirë se Henry dhe Griezmann”

Hugo Llloris i ka thurur elozhe makinerisë së golave Harry Kane duke e cilësuar si sulmuesin më të mirë me të cilin ka luajtur.

Një kompliment i madh duke konsideruar se kapiteni i Francës ka luajtur përkrah disa prej sulmuesve më të mirë në botë, duke përfshirë Nikolas Anelka, Thierry Henry, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

Portieri 31-vjeçar shihte i mahnitur teksa Kane shënonte një tjetër tripletë në Wembley në fitoren 5-2 ndaj Southampton.

 Harry Kane is on hand for his third goal to round off a 5-2 win against Saints

Sulmuesi i Spurs dhe Anglisë ka thyer rekordin 22-vjeçar të Alan Shearer për golat e shënuar në Premier League brenda një viti kalendarik.

Kur pyetet rreth Kane, gardiani i Spurs Lloris shprehet: “Nuk kam luajtur ndonjëherë me një sulmues që shënon kaq shumë gola brenda një viti.

“Kam luajtur me shumë sulmues të nivelit të lartë dhe ai me shumë mundësi është më i miri.

 Harry Kane insisted his colleagues deserved just as much praise after his treble

“Ai meriton të gjitha komplimentet për momentin. Por pjesa më e vështirë e sezonit fillon tani dhe ai duhet ta ruajë këtë formë.

“Por me mentalitetin dhe kualitetin e tij nuk kam dyshime se ai do ta bëjë këtë.

“Ai është një nga më të mirët dhe ai do të vazhdojë ta tregojë këtë.

“Ai ka shumë besim në vetvete. Në futboll gjithmonë kur ka rekorde ti kërkon t’i thyesh.”

Më shumë nga Futboll