RUSI 2018

Harry Kane: Mund të shkonim në finale, jemi të shkatërruar!

Harry Kane ka zbuluar zhgënjimin e tij të plotë pas humbjes në gjysmëfinale të Botërorit ndaj Kroacisë. “Tre Luanët” morën epërsinë e hershme përmes një goditjeje të shkëlqyer nga Kieran Trippier, por Kroacia arriti të barazonte në minutën e 68-të me Ivan Perisic, për ta dërguar lojën në kohën shtesë.

Mbrojtja e dobët lejoi kroatët të shënonin golin e fitores me Mario Mandzukic. Anglia tani do të luajë me Belgjikën për vendin e tretë, të shtunën, por lojtarët e saj janë të shkatërruar nga fakti se nuk arritën në finale.

Sulmuesi i “Spurs”, Harry Kane, po udhëheq garën për “Këpucën e Artë”, por beson se me pak kujdes mund të shkonin në finale ndaj Francës. “Është e vështirë, jemi të shkatërruar. Kemi punuar kaq shumë, tifozët ishin të mahnitshëm, – tha Kane për ITV.

– Ishte një ndeshje e vështirë, ishte një lojë 50:50. Unë jam i sigurt se po të kthehemi prapa, ka gjëra që mund t’i kishim bërë më mirë. Më dhemb shumë, por mund ta mbajmë kokën lart. Ka qenë e mrekullueshme për të arritur në këtë fazë, i kemi bërë të gjithë krenarë”.

Më shumë nga RUSI 2018