Futboll

Harry Kane: Të luaj për Real Madrid? Më falni, por jo sot!

Merkatoja e janarit pritet të jetë vendimtare për shumë lojtarë të klasit botëror. Një prej tyre është edhe Harry Kane, anglezi i cili ka bërë një perfomancë të shkëlqyer në Kampionatin Botëror. Me largimin e Cristiano Ronaldos drejt një aventure të re me Juventus, 25-vjeçari ka qenë nën radarin e Real Madrid që e shihnin emrin më potencial për të zëvendësuar makinerinë e golave, CR7.

Në përfundim të ndeshjes me Spanjën, ku Anglia e mundi me rezultatin 3-2, ylli i Tottenham është pyetur për të ardhmen e tij dhe sa janë shanset që në dimër të mund ta shohim me fanellën e “Los Blancos”.

Megjithatë, Kane preferoi që një pyetje e tillë të mos ia shkatërronte atë moment të bukur dhe preferoi që të mos e diskutonte me gazetarët, duke lënë gjallë shpresën e tifozëve madrilenë, se shumë shpejt mund ta shohim në “Stamford Bridge”.

“Më vjen keq, por jo sot”, u përgjigj Kane.

Përveç tij, edhe Eden Hazard është një ndër emrat e preferuar të Florentino Perez. Deklaratat e belgut kanë qenë shumë të paqarta mes dëshirës për të qëndruar te Chelsea dhe ëndrrës për të luajtur te Real Madrid, ku nuk kanë munguar edhe flirtimet në distancë me këtë të fundit.

Më shumë nga Futboll