Futboll

Hasan Lika: “Rezultat i ekzagjeruar, shfrytëzuam gabimet dhe fatin e keq të Partizanit”

Ish-trajner i Partizanit dhe një tifoz historik i të kuqve, por sot, është padyshim ai regjizori dhe protagonisti kryesor i “shkatërrimit” të skuadrës kryeqytetase, që u mund rëndë me rezultatin 5-0 në transfertë ndaj Luftëtarit. Një rezultat që edhe nga vetë trajneri i gjirokastritëve, konsiderohet i ekzagjeruar. Tekniku kryeqytetas e konsideron si një fitore të vendosur nga shfrytëzimi maksimal i rasteve nga futbollistët e Luftëtarit, njëherësh edhe nga gabimet e shumta të Partizanit. 

“Patjetër që na gëzon fitorja, por prap nuk është më e bukura e karrierës. Për më tepër duhet të pranoj se është e ekzagjeruar. Ne nuk jemi skuadër që mund të fitojmë ndaj Partizanit me rezultatin 5-0, mase përfituam nga gabimet e shumta të kundërshtarit. Suksesi ynë qëndroi në shfrytëzimin maksimal të rasteve, si dhe duke mos pësuar gol. Sot ishte fati i keq i Partizanit, ndërsa fat i mirë për ne, që arritëm të shfrytëzojmë maksimalisht rastet. Edhe në lojën tonë në tërësi u treguam racionalë. Ishim të sigurtë se me Abazajn, Rrocën, Bregun dhe Lamçen do ta kapnim në befasi kundërshtarin. Është pozitive që për paraqitjet e mira u shpërblyem me dy fitore në dy ndeshjet e fundit”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

Më shumë nga Futboll