Connect with us

Kampionati Shqiptar

Haxhiu: Komplimentoj djemtë, sepse sakrifikojnë shumë

Gerd Haxhiu pranon situatën, sakrificat e mëdha që po kalon Korabi i tij, i cili tashmë e ka marrë rrugën e rikthimit andej nga erdhi, në Kategorinë e Parë. Mbas humbjes së sotme me Partizanin, trajneri vlonjat ka bërë këtë analizë: “Ne e kemi problem forcën sulmuese, kjo dihet. Sot u munduam me një rreshtim ndryshe ndaj Kukësit, edhe pse u keqkuptua deklarata ime “të argëtohemi”. Kisha parasysh që nuk kemi trysni rezultati dhe çunat le të shprehen e të tregojnë veten në këtë pjesë të kampionatit. U përpoqëm të mos pësonim. Një problem shëndetësor i fundit i Ardit Hoxhajt dhe lëndimi i Peposhit na kushtëzoi. U mbajtëm deri në momentin e pësimit të autogolit. Goli i dytë erdhi shpejt dhe gjithçka mori fund. Kush e njeh futbollin e kupton se pas rezultatit 2-0 u bë e pamundur përmbysja e Partizanit.

Ne vazhdojmë e punojmë. Komplimentoj djemtë, sepse sakrifikojnë shumë. Falënderoj edhe drejtorin Mziu, që i vetëm vazhdon të paguajë për gjithçka. Këto janë sakrifica. Do të respektojmë garën me dinjitet, me aq forca sa kemi. Golat erdhën nga dy episode. Personalisht pres diçka më shumë nga lojtarë të veçantë, edhe pse situata tashmë është e nderë te Korabi. Aventura ime e radhës si trajner? Etiketohem një trajner rrethi dhe nuk e kam luksin të marr një ofertë nga fillimi i sezonit, të përgjzidhja vetë profilizimin dhe ndërtimin e skuadrës. Marr rriskun përsipër në kushte të tilla. Por, nëse rri e pres ofertën, që ndodshta nuk do të vijë kurrë, s’do të punoja dot si trajner. Ky është zanati, në këtë nivel të kategorisë së trajnerëve jam. Nëse ndonjë president beson te mua nga fillimi i sezonit, besoj se do të bëj diçka më shumë.”

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar