RUSI 2018

Hazard: Ai meriton gjithçka, duam finalen

Pesë me dy. Ky ka qenë rezultati final i ndeshjes së luajtur mes Belgjikës dhe Tunizisë. Skuadra e Martinez ka dhuruar një tjetër paraqitje shumë të mirë në Botëror, teksa protagonistët kanë qenë Hazard dhe Lukaku, auto të dy dygolëshave.

Pas ndeshjes, Eden Hazard ka dalë para kamerave dhe ka thënë se: “Ka qenë e lehtë për ne ndeshja e sotme. mendoj se jemi një skuadër e mirë dhe duam finalen”.

“Katër vite më parë kemi humbur me Argjentinën, por tani gjërat kanë dryshuar. Jemi më të fortë. Lukaku është një djalosh që meriton gjithçka. Stërvitet për t’u fuqizuar dhe shënon shumë”.

“Luajmë shumë mirë bashkë. Kur ia pasojmë topin para portës, ai nuk gabon. Është në formë shumë të mirë dhe do të vazhdojë të shënojë”.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

 

Më shumë nga RUSI 2018