Premier League

Hazard heziton, por Chelsea blindon njërin nga titullarët…

Nëse nga njëra anë Eden Hazard duket gjithmonë e më larg nga Chelsea, nga ana tjetër, Marcos Alonso i jep garanci të gjithë tifozëve “blu”.

Mbrojtësi spanjoll ka folur me nota shumë pozitive në lidhje me përvojën e tij londineze: “Jam shumë i lumtur te Chelsea dhe klubi është i kënaqur me mua. Kjo duket nga fakti që më kanë propozuar rinovimin e kontratës, edhe pse kanë mbetur dy vjet nga kontrata aktuale. Po flasim ditë pas dite dhe bisedimet kanë hyrë në një fazë të avancuar.”

Në fund të deklaratës së tij për “AS”, Marcos Alonso shtoi: “Mendoj se para fundit të muajit tetor do të rinvoj kontratën me Chelsea. Në ditët e ardhshme do të zyrtarizohet gjithçka.”

Më shumë nga Premier League