Futboll

Hazard: Ja pse e dua me çdo kusht fitoren ndaj Tottenham

Ylli i Chelsea, Eden Hazard e kërkon me çdo kusht suksesin në FA Cup. Belgu ndërkombëtar ka fituar Premier League dhe League Cup gjatë kohës së tij me Chelsean –dhe tani dëshiron të fitojë FA Cup, me triumfin e fundit të Chelsea në në 2012. Hazard do të jetë pjesë e Bluve që do të përballen me Tottenham në Wembley të shtunën në gjysmëfinalen e FA Cup. Dhe ai shpreson se skuadra e tij mund të regjistroj një fitore kundër Spurs në mënyrë që të mund t’i fitoj të gjithë trofetë në Angli.

 

FA Cup është një garë masive në Angli, është finalja më e vjetër në botë”, tha Hazard për programin zyrtar të ndeshjes gjysmëfinale. “Që kur kam ardhur këtu, kam arritur në gjysmëfinale, por kurrë nuk kam pasur rastin të luaj në finalen. Kështu që shpresoj që ky të jetë viti im i parë për të arritur në finale dhe, pse jo, për të fituar trofeun”, shtoi 26-vjeçari që ka shkëlqyer me modulin e ri që ka aplikuar Antonio Conte.

“Wembley është një stadium i madh për të luajtur -është një nga më të mirët në botë dhe ky stadium është për ndeshjet e mëdha. Ne duhet të shkëlqejmë kur të vijmë të luajmë këtu”, deklaroi Hazard.

Më shumë nga Futboll