Premier League

Hazard “show”, Chelsea rikthehet te fitorja ndaj WBA

Chelsea nuk e ka pasur të vështirë të kalojë vendin e fundit West Brom teksa Blutë kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 në Stamford Bridge. Kjo fitore qetëson situatën për trajnerin Antonio Conte, i cili rrezikonte shkarkimin në rast të një disfate tjetër.

Ndeshja nuk filloi mirë për vendasit, që po dominoheshin nga vizitorët që ushtronin presion dhe luftonin për çdo top duke ia vështirësuar shumë punën Bluve. Por me kalimin e minutave Chelsea ka marrë situatën në dorë dhe goli i Hazard në minutën e 25’ zhbllokoi rezultatin.

Pas golit gjithçka ishte më e thjeshtë për Chelsea-n teksa West Brom humbi besimin dhe që nga ai moment nuk ishte më ekipi i njëjtë. Pas pushimit ishte Moses që dyfishoi rezultatin dhe Hazard me një gol fantastik që vulosi gjithçka në minutën e 71’.

Kjo ishte ndeshja debutuese e Olivier Giroud, i cili më pas u zëvendësua nga Morata, por doli nga fusha me asistin e parë të sezonit. Me këtë fitore Chelsea kalon në vend të katërt dhe lufta për kualifikimin në Champions League është bërë shumë e ashpër.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League