Futboll

Hazard zbulon se cili është futbollisti më i mirë në Premier…

Hazard zbulon se cili është futbollisti më i mirë në Premier…

Kevin De Bruyne është futbollisti më i mirë në Premier League për momentin. Ky është mendimi i shokut të tij te kombëtarja e Belgjikës, futbollisti i Chelsea, Eden Hazard. Mesfushori i Manchester City po shkëlqen në drejtimin e Guardiola, ashtu si e gjithë skuadra që kryeson kampionatin me tetë pikë avantazh ndaj Manchester United. De Bryne ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 11 ndeshje të luajtura në Premier League, ku përfshihet edhe goli i fitores kur City u përball me Chelsea në “Stamford Bridge”, më 30 shtator.

Hazard dhe De Bruyne janë grumbulluar nga trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, për dy miqësoret ndaj Meksikës dhe Japonisë

De Bruyne u shit nga Chelsea te Wolfsburg për 25 milionë euro, në janar 2014, pasi nuk arriti të gjejë një vend në formacion, por Hazard mendon se aktualisht ai po shkëlqen në skemat e Guardiola. “Kevin për momentin është futbollisti më i mirë në Premier League dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Momentalisht, City është skuadra më e mirë dhe De Bruyne është shumë i rëndësishëm për sistemin e lojës së aplikuar nga Guardiola. Personalisht e kam kënaqësi të luaj me Kevin, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm.”

Më shumë nga Futboll