AUTO

Hennesy Venom F5, amerikania që parakalon një tornado

F5 është kategoria më e lartë e rrezikshmërisë së tornadove. Ata që arrijnë një shpejtësi nga 420 deri në 512 km/h. tani, siç ka bërë të ditur Henessy, makina e re Venom F5 do të jetë në gjendje të kalojë shpejtësinë 480 km/h, duke shkuar nga 0 në 400 kilometra në orë në më pak se 30 sekonda.

Një shpejtësi e frikshme, e bërë e mundur falë motorit V8, me 1600 kuaj fuqi. Këto, të bashkuara me peshën e reduktuar në 1300 kg dhe me një koeficient aerodinamik 0.33, duhet ta ndihmojnë makinën amerikane që t’i vjedhë Bugatti Chiron rekordin e shpejtësisë nga 0 në 400.

Kompania e Teksasit ka parashikuar të prodhojë 24 ekzemplarë, secila me një kosto 1,6 milionë dollarë, rreth 1,36 milionë euro me këmbimin aktual valutor.

Më shumë nga AUTO