• Henrichs rinovon, ky po që është lajm i keq për Bayern-in

    Publikuar: 17 May 6:31

    “Aspirinat” e Bayer Leverkusen-it sot kanë bërë me dhimbje kokë tifozët bavarezë. Mbrojtësi i djathtë Benjamin Henrichs sapo ka rinovuar me dy vite të tjera kontratën e tij me klubin gjerman, që do të thotë se do të luajë në “Bay Arena” deri në vitin 2022. 20-vjeçari është prej kohësh një synim në merkato i Bayern-it, i konsideruar si pasues i kapitenit Philipp Lahm, i cili në qershor do t’i japë fund karrierës. Kështu, gjërat tani do të jenë shumë më të vështira për kampionët e Bundesligës.

    Henrichs e ka thënë që në fillim të muajit se dëshiron të qëndrojë në Leverkusen, por pa e mohuar që mund të transferohet te Bayern në vitin 2018. Tani, me rinovimin e kontratës, ai është shumë larg bavarezëve. “Kjo është diçka e madhe për mua, sepse klubi ku kam luajtur prej 13 vitesh më ka dhënë të gjitha mundësitë”, tha gjermani, i cili e ka nisur karrierën me skuadrën Bayer U8. “Dua të ndihmoj klubin, që të arrijmë aty ku duam, pas një viti të vështirë”, shtoi ai.


    Lexo postimet e tjera