Futboll

Henry-Aston Villa, vjen vendimi i francezit

Thierry Henry ka kohë që përflitet se do të marrë drejtimin e Aston Villa-s në Angli, por ndihmëstrajneri i Belgjikës ka refuzuar, sipas burimeve të Sky.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ka pasur bisedime me klubin që merr pjesë në Championship, por u vendos që rrethanat nuk ishin të duhurat për secilën palë.

Henry tashmë mund të marrë drejtimin e Monaco-s, klub ku ka nisur karrierën si profesionist.

Klubi francez është në krizë të thellë dhe aktualisht është në fundin e tabelës, me vetëm një fitore në 9 ndeshjet e para.

Në Francë mediat e bëjnë të sigurt largimin e trajnerit Leonardo Jardim, i cili do të pasohet nga Henry.

Më shumë nga Futboll