RUSI 2018

Heroi i gjysmëfinales dërgohet në spital, rrezikon finalen ndaj Francës

Ëndrra e Ivan Perisic për të luajtur në finalen e Kupës së Botës mund të ketë përfunduar pasi ka pësuar një tërheqje muskulore.

Perisic ka marrë trajtimin e mjekëve në spitalin e Moskës ditën e enjte.

29-vjeçari, i cili është në radarin e një sërë klubesh të mëdha duke përfshirë edhe Manchester United, shënoi golin e barazimit në fitoren 2-1 ndaj Anglisë.

Një pako me akull ishte vendosur në kofshën e tij për të zvogëluar fryrjen.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që Kroacia luante 120 minuta dhe disa lojtarëve u është dhënë një ditë e plotë pushim.

Franca do të jetë kundërshtari i Kroacisë ditën e diel.

 Perisic injured his left thigh during the World Cup semi-final win over England on Wednesday

Më shumë nga RUSI 2018