Futboll

Heroi i Tripletës së Inter: “Fitore heroike, Mourinho më shumë se një baba!”

“Mourinho ishte më shumë se një baba kur më ka stërvitur te Inter”. Kurrë banal dhe gjithmonë i aftë për të emocionuar me deklaratat e tij. Në mendjen e Julio Cesar, ringjallen momentet e paharrueshme të futbollit, përgjatë intervistës së dhënë për “espnfc.com”. Portieri Brazilian, prej tre vitesh portier i portës së Benfica, ka veçuar mbi të gjitha rolin që “Special One” ka patur gjatë dy viteve në drejtimin e zikaltërve të Inter, ku arriti të ndërtojë një grup praktikisht të pamposhtur, me të cilin fitoi gjithçka.

Rezultate imazhesh për julio cesar mourinho

“Në vetëm dy vite, ai dhe stafi i tij kanë kontribuar në mënyrë mbresëlënëse për të fituar gjithçka. Nga ana tjetër Inter kishte marrë Mourinhon për të fituar Champions League. Një skuadër që në atë periudhë arrinte të dominonte dhe të fitonte në Seria A, por që në Champions League haste vështirësi. Klubi zikaltër nuk e fitonte prej më shumë se 4 dekadash dhe në vetëm dy vite Mourinho arriti ta përvetësonte. Ishte një fitore heroike. Ai Inter dhe Mourinho do të mbeten përgjithmonë në zemrat e tifozëve zikaltër”, deklaron ish-portieri brazilian i Inter.

Rezultate imazhesh për julio cesar mourinho

Më shumë nga Futboll