Bundesliga

Heynckes: Bayern duhet të ndjekë shembullin e Real Madrid

Trajneri i ri i Bayern Munich Jupp Heynckes insiston se Real Madrid është shembulli për t’u ndjekur për skuadrat elitare të futbollit evropian.

Gjermani ka zëvendësuar Carlo Ancelotti-n deri në fund të sezonit në Allianz Arena dhe ka shtuar se do të ishte hera e fundit që ai ulej në stolin e një skuadre futbolli.

“Më ka impresionuar së tepërmi Real Madrid, që është një model për t’u ndjeku,” shprehet Heynckes, siç citohet nga Diario AS.

Image result for Heynckes

“Po zëvendësoj Ancelotti-n, një trajner të mrekullueshëm dhe një njeri të madh i cili admirohet kudo për kontributin që ka dhënë për sportin.

“Synoj të vazhdoj suksesin me një plan të qartë dhe jam i bindur se do të përmirësohemi.

“Ka lojtari së Muller që nuk po arrijnë potencialin e tyre dhe ky ekip duhet të tregojë talentin që ka.

Më shumë nga Bundesliga