Bundesliga

Heynckes me fat, merr dy lajme të mira nga infermieria

Heynckes me fat, merr dy lajme të mira nga infermieria

Thiago Alcantara dhe Niklas Süle i kanë dhënë lajme të mira trajnerit të tyre të ri te Bayern, Jupp Heynckes. Mesfushori spanjoll pësoi një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes së kombëtares iberike me Shqipërinë në Alicante, ashtu si edhe shtatlarti i mbrojtjes në ndeshjen e Gjermanisë me Azerbajxhanin.

Mendohej se ata do të mungonin në ndeshjen e parë të 72-vjeçarit Heynckes për këtë sezon në krye të Bayern-it, por jo. “TZ” thekson se asnjëri nuk ka probleme serioze dhe duke nisur nga nesër do të stërviten plotësisht me skuadrën.

Me përjashtim të portierit Manuel Neuer dhe mesfushorit Franck Ribery, Don Jupp do t’i ketë të gjithë lojtarët gati për lojë tani e tutje dhe ky është lajmi më i mirë për të, sepse kërkohet që rekordmenët ta nisin me volum të madh lojën me rikthimin e tij në “Allianz Arena”.

Më shumë nga Bundesliga