Bundesliga

Heynckes: “Nuk do të blija kurrë Aubameyang apo Dembele!”

Jupp Heynckes konfirmohet si rreshteri i hekurt. Madje edhe për futbollistë që nuk i përkasin skuadrës së tij. Kur mbeten vetëm dy ditë nga përballja me Werder Bremen, e vlefshme për ndeshjen e Bundesliga gjermane, trajneri i Bayern Munich, ka komentuar me tone të forta sjelljen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, që i kërkoi drejtuesve të mos përfshihej në grumbullimin e ekipit për ndeshjen e ardhshme, në pritje të realizimit të transferimit të tij te Arsenal, në Premier League. Rezultate imazhesh për aubameyang dembele

Ajo e Heynckes është një akuzë vërtetë e hidhur kundër mungesës së profesionalizmit të futbollistit modern: “Besoj se futbollistët duhet të kuptojnë se janë të privilegjuar, pasi përfitojnë një pagesë mujore të paimagjinueshme nga çdo punonjës tjetër i çdo fushe. Për të qenë profesionistë të vërtetë nevojitet të zotërosh një sjellje të inspiruar nga etika e duhur dhe duhet të përqendrohesh vetëm te futbolli. Një futbollist ka detyra preçize ndaj klubit të tij. Unë nuk do të blija kurrë futbollistë si Aubameyang, apo Dembelé, që deshi të transferohej te Barcelona pas fillimit të sezonit. Mendoj gjithashtu se klubet duhet të mbajnë një qëndrim të fortë dhe preçiz ndaj futbollistëve, te Bayern kështu funksionon”, përfundoi Heynckes.

Më shumë nga Bundesliga