Bundesliga

Heynckes: Qeni më mbushi mendjen të rikthehesha te Bayern

Trajneri i Bayern Munich Jupp Heynckes pranon se as nuk e kishte ëndërruar një rikthim në trajnim për të trajnuar kampionët gjermanë për të katërtën herë radhazi.

72-vjeçari i dha fund karrierës së tij pas tripletës historike me Bayern në sezonin 2012/13.

Pasi zbuloi se nuk kishte ndërmend të trajnonte sërish, Heynckes zbulon me shaka se ishte qeni i tij që e bindi të rikthehej.

 Jupp Heynckes took training for the first time on Monday since his return

Në prag të stërvitjes të hënën, ai tha: “Nuk ishte qëllimi im të rikthehesha si trajner. Kam marrë shumë oferta nga klube evropiane, si dhe të punoja si analist në TV, por i kam refuzuar të gjitha.

“Ka qenë një kohë e vështirë, por gruaja dhe vajza më thanë se duhet ta pranoja ofertën e Bayern. Edhe qeni im lehu dy herë, dhe kjo e vulosi.”

 He had previously retired in 2013 after winning a historic treble

Më shumë nga Bundesliga