Bundesliga

Heynckes do rinovimin e “Robbery”: Mosha nuk është gjëja vendimtare…

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka analizuar momentin e ekipit dhe ka folur për lojtarët e tij. Ai është i kënaqur me performancën e James Rodriguez, megjithëse është i bindur se do të japë më shumë me kalimin e sezonit. Kolumbiani është forcuar në formacionin fillestar të bavarezëve dhe ka shënuar gola si ai që bëri nga një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Leverkusenit. Pra, James është bërë pjesë e rëndësishme për trajnerin e tij. Heynckes tha për të: “Jam shumë i kënaqur me punën e tij dhe shpresoj të paraqitet edhe më mirë. Çdo ditë vë re se ndihet tepër mirë këtu. Tani është integruar plotësisht. James luan shumë mirë si pjesë e ekipit, është shumë i fortë në garë, pasi të dhënat e reflektojnë këtë. Ai thjesht nuk ka përkufizim”.

Trajneri bavarez diskutoi edhe mbi të ardhmen e lojtarëve të tjerë, të tillë si Arturo Vidal, i cili ende nuk ka rinovuar me klubin. Ai ishte mjaft i qartë në deklaratat e tij. “Vidal ka një kontratë deri në vitin 2019 dhe nuk ka presion”. Së fundi, trajneri gjerman ka ngritur lart edhe dy nga lojtarët e tij më të lartë, si Robben dhe Ribery: “Franck dhe Arjen janë një shembull për të gjithë lojtarët. Do të ishte mirë nëse rekomandohet zgjatja e kontratës së tyre me klubin. Për mua, mosha nuk është gjëja vendimtare, por vetëm prodhimi dhe pasioni me punën, diçka që të dy e kanë”.

Më shumë nga Bundesliga