Bundesliga

Heynckes: Robben është po aq i madh sa Cruyff dhe Van Basten

Heynckes: Robben është po aq i madh sa Cruyff dhe Van Basten

Trajneri i Bayern-it, Jupp Heynckes, mendon se Arjen Robben është po aq i madh sa legjendat e tjera të futbollit holandez. Deklarata e tij vjen pas dorëheqjes së mesfushorit nga futbolli ndërkombëtar.

“Holanda ka prodhuar futbollistë të mëdhenj si Cruyff, Gullit, Van Basten dhe Rijkaard, por mendoj se në këtë kategori është edhe Robben”, – ka thënë 72-vjeçari për “Tulipanin fluturues”, me të cilin do të punojë sërish deri në qershor në “Allianz Arena”.

“Robben është një profesionist, i cili gjendet shumë rrallë në futboll. Ka një vetëmotivim si shumë pak lojtarë të tjerë. Mosha e tij nuk ka rëndësi. Mendoj se mund të luajë në nivelin më të lartë këtë sezon dhe në sezonin tjetër”, – ka shtuar trajneri për 33-vjeçarin.

Kontrata aktuale e mesfushorit si bavarez përfundon në verën e ardhshme, por me performanca të mira mund ta bindë klubin për të rinovuar edhe një herë.

Më shumë nga Bundesliga