Bundesliga

Heynckes shprehet për të ardhmen: Ja çfarë do bëj në fund të sezonit

I rikthyer në stolin e Bayern Mynih një muaj më parë për të zëvendësuar trajnerin Carlo Ancelotti, që u largua pas një starti jo të mirë të sezonit, Jupp Heynckes ka bërë me dije se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë te bavarezët pas përfundimit të këtij sezoni. Ai e konsideron të pamundur rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë edhe pse paraqitja e skuadra e Bayern nën drejtimin e tij ka qenë shumë e mirë, duke u rikthyer në krye të Bundesligës. Jo vetëm kaq, por bavarezët janë kualifikuar edhe për në fazën tjetër të Champions League, çka tregon se “kura Heynckes” ka funksionuar më së miri.

Heynckes ne stolin e Bayern

Është e pamundur që unë të qëndroj edhe sezonin tjetër te Bayern. Janë shumë arsye që më detyrojnë ta them këtë, por nuk jam më ai i disa viteve më parë”, ka thënë sot për mediat Jupp Heynckes, tashmë 72 vjeç. Por ai i ka kërkuar drejtuesve të Bayern që rinovimin e kontratës ta bëjnë me Arien Robben, pasi sipas tij ai është lideri i ekipit. “Ai argëtohet kur luan futboll dhe për mua është në formën optimale, madje luan më mirë tani që është 33 vjeç se dikur. Ai ka shumë ndikim te të rinjtë dhe nuk ka nevojë të luajë në ndonjë ekip tjetër për parà”, u shpreh trajneri Jupp Heynckes.

Më shumë nga Bundesliga