Kombëtarja

Hidhet poshtë ekstradimi në Serbi, ja ç’ndodh me “Ballistin”

Ismail Morina, i njohur gjerësisht me nofkën “Ballisti”, njeriu i dronit mbi Beograd gjatë ndeshjes kualifikuese Serbi-Shqipëri, që u ndërpre nga trazirat, ka marrë një lajm të mirë sot. Bashkë me të, vendimi i Gjykatës së Lartë Kroate ka gëzuar edhe shqiptarët, të cilët protestuan ngado kur Gjykata e Dubrovnikut mori vendim që të ekstradohej në Serbi. Kjo e fundit, pikërisht, është hedhur poshtë në vendimin e radhës të drejtësisë kroate, e cila e ka rikthyer çështjen për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë. Sikurse duket, ndërhyrja energjike e autoritetev shetërore shqiptare për të mos e ekstraduar Morinën në Serbi, sepse i rrezikohet jeta atje, apo relacionet përkatëse të CAS-it të Lozanës e të ministries sonë të drejtësisë për këtë çështje, e kanë bërë punën e tyre. Mbetet të shihet tashmë si do të procedojnë më tej autoritet ligjore kroate, por me siguri dërguarja e “njerit të dronit” në Serbi ka rënë poshtë përfundimisht.

Më shumë nga Kombëtarja