Volejboll

Hidhet shorti i Europianit, ja rivalët e kombëtareve kuqezi

Në Luksemburg, është hedhur sot në mbrëmje shorti i Kampionatit Europian të volejbollit për meshkuj e femra, Eurovolley 2019. Ashtu sikurse kishte premtuar presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, në këtë event të rëndësishëm Europian rikthehet pas një mungese të gjatë edhe Shqipëria, që do të luajë në fazën eliminatore me të dyja ekipet e saj, meshkuj e femra. Ndeshjet eliminatore do të nisin në gusht të vitit 2018, ndërkohë që sot është mësuar shorti për të dyja ekipet kombëtare. Ekipi i djemve është pozicionuar në Grupin D, së bashku me Portugalinë, Kroacinë e Austrinë. Ndërsa ekipi i vajzave është pozicionuar në Grupin B, së bashku me Kroacinë, Zvicrën dhe Austrinë. Dy vitet e fundit, Shqipëria ka marrë pjesë në Ligën e Europës në të dyja kategoritë, duke bërë paraqitje të mira, ndërkohë që tani kalon në një event më të rëndësishëm kontinental.

fsjh Shorti i kombetares se meshkujve

Shorti i kombetares se femrave

Më shumë nga Volejboll