Connect with us

FSHF

Hidhet shorti, FSHF zbulon kalendarin e Superiores 2017-2018

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar mesditen e të martës kalendarin e Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm 2017-2018. Në program për të çelur siparin në datën e njoftuar që më parë, 9 shtator, shorti i hedhur sot në ambientet e FSHF-së, ka përcaktuar rradhën e përballjeve mes 10 skuadrave që do të aderojnë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, në 36 javët e kampionatit, që mirëpret dy ekipet e ngritura, Kamza dhe Lushnja, ndërkohë që nuk do të ketë më Tiranën 24 herë kampione të Shqipërisë dhe Korabin.

kupa18su

“Është hedhur sot paradite, në orën 11.00 ne sallën e konferencave në Federatën Shqiptare të Futbollit, shorti për edicionin e ardhshëm të Kategorisë Superiore 2017-2018. Nën interesimin e përfaqësuesve të klubeve që do të marrin pjesë në këtë kampionat dhe të mediave, skuadrat e Superiores kanë mësuar për datat dhe se kur do të ndeshen me kundërshtarët e tyre. Shorti është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit Ilir Shulku dhe Shefi i Departamentit të Garave Lysien Nurishmi”, citon njoftimi i FSHF-së, që ka publikuar gjithashtu edhe të gjithë kalendarin.

Më shumë nga FSHF