Hidhet shorti, ja gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

2 Prill 2021
11:29
Alfred Lleshi
back button

Sot, në ambientet e “Stadiumit Air Albania” është hedhur shorti për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërise. Goglat në këtë fazë vendosën përballë Teutën me Skënderbeun dhe Vllazninë me Laçin. Në çiftin e parë, pritës do të jenë durrsakët, më 14 prill, ndërsa në çiftin tjetër pritës do të jenë kuqeblutë. Pra, gjysmëfinalet do të luhen në “Niko Dovana” dhe “Loro Boriçi”, me ndeshje teke. Kujtojmë se fituesi do të shpallet në finalen e madhe të 30 majit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit