Basketboll

Hidhet shorti i kampionatit, ja ndarja e skuadrave dhe kalendari i javës së parë

Është hedhur sot në mesditë shorti i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj e femra. Në praninë e përfaqësuesve të disa prej klubeve dhe shoqatave saportive, skuadrat kanë mësuar radhën e përballjeve në kampionat si dhe ndarjen e grupeve. FSHB ka bërë me dije se sezoni i ri do të nisë këtë fundjavë, më datat 13-14 tetor, me takimet e javës së parë, për të vijuar më pas normalisht kampionatin çdo fundjavë.

Në total janë 11 skuadra për meshkuj, të ndara në dy grupe, Superliga dhe Kategoria e parë. Ndërsa për femra janë 10 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ku katër të parat shkojnë në play off. Kampionati rezervon që në javën e parë përballjen “big” te femrat mes Tiranës e Goga Basket, dy skuadra pretendente për titullin kampion.

Nga hedhja e shortit te kampionatit

Superliga – Meshkuj (java e parë)

Kamza Basket – Partizani

Vllaznia – Teuta

Eagles Basket – Tirana

Kategoria e Parë – Meshkuj (Java e parë)

Flamurtari – Elbasani

Goga Basket – Skënderbeu

Apolonia (pushim)

Kategoria e Parë – Femra, Grupi A  (Java e parë)

Flamurtari – Skënderbeu

Vllaznia – Studenti

Tirana – Goga Basket

Kategoria e Parë – Femra, Grupi B  (Java e parë)

Partizani – Apolonia

Elbasani – Kamza Basket

Më shumë nga Basketboll