Merkato

Higuain arrin marrëveshjen me Chelsea-n

Gonzalo Higuain raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Chelsea-n por kërkon një rrogë të lartë dhe një bonus nga Juventus.

Sulmuesi pritet të ulet në stol pas ardhjes së Cristiano Ronaldo-s nga Real madrid dhe Chelsea është i vetmi klub që është afruar me një ofertë.

Gjithsesi, transferimi i Higuain në Stamford Bridge varet jashtë mase nga Maurizio Sarri, i cili pritet të jetë pasardhësi i Antonio Conte-s.

Mes klubeve është arritur akordi i plotë por Chelsea po pret të zgjidhë situatën e trajnerit përpara se të finalizojë blerjen e argjentinasit.

Higuain pritet të kërkojë një rrogë të paktën 7 mln euro neto në sezon, e cila mesa duket nuk i pëlqen Chelsea-t.

Më shumë nga Merkato