Champions League

Higuain: Është një nga momentet më të bukura të karrierës sime

Pas dy stolave, një gol në Champions mund ta ndriçojnë qiellin e Gonzalo Higuain. Argjentinasit i janë dashur vetëm 497 sekonda për të lënë shenjën e tij të pashlyeshme në ndeshjen kundër Olympiacos, që ishte e vështirë për t’u fituar. Ngazëllimi tregon një mijë fjalë vuajtjeje të një lojtari që dëshiron ta lërë prapa momentin e vështirë: “Unë kam qenë gjithnjë i qetë, gjëja më e rëndësishme është që gjithmonë të punoj me qetësi dhe heshtje. Nuk shqetësohem as nga kritikat pozitive dhe as ato negative.

Ky gol është për të gjithë ata, që kanë qenë gjithnjë afër meje. Merita është ajo që më ka shoqëruar gjithmonë. Sot kam jetuar një nga momentet më të bukura të karrierës sime. Nuk është një rikthim, por jam shumë i lumtur që jam kthyer te goli.” Ndërkohë, në Instagram, Higuain la mesazhin e tij menjëherë pas ndeshjes: “Faleminderit të gjithë atyre që kanë qenë gjithmonë aty. Është një sukses për familjen, për miqtë, shokët, tifozët. Fitore e madhe”.

Më shumë nga Champions League