Futboll

Higuain: Juve-Inter nuk është betejë mes meje dhe Icardi…

Higuain: Juve-Inter nuk është betejë mes meje dhe Icardi…

Pas sukseseve kundër Napoli dhe Olympiacos, te “shtëpia” e Juventus është kthyer harmonia. Për bardhezinjtë, sfida e radhës do të jetë kundër Inter-it kryesues. “Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, – ka pranuar Gonzalo Higuain, – Inter është në një moment shumë të mirë. Por edhe ne, arritëm të mos pësojmë gol në fushën e Napolit dhe kjo është thuajse e pamundur.” Menjëherë pas ndeshjes së madhe në Serie A do të jetë shorti i Champions League: “Skuadrat ndryshojnë pak nga njëra-tjetra, të gjitha janë të forta. Do të bëjmë një punë të mirë edhe sivjet në Europë.”

“El Pipita” është rikthyer të flasë për suksesin në fushën e Napoli. “Ajo që më gëzon më shumë se goli që shënova është fakti që ekipi nuk pësoi gol ndaj Napoli. Kjo ishte më e vështira. Tifozët e Napolit ishin edhe një herë fantastik dhe nuk e ndryshojë këtë ide. Në Napoli kalova tre vite të mrekullueshme, por goli im ishte shumë i rëndësishëm për t’i dhënë fitoren Juventusit. Tani jam te Juve dhe luajë për të tjerë tifozë të shkëlqyer. Çdo ditë ata më tregojnë dashurinë e tyre dhe meritojnë respekt maksimal, sa herë zbres në fushën e lojës,” – deklaroi Higuain.

Juventus-Inter do të jetë edhe një sfidë e Higuain me Messi për të marrë një vend te kombëtarja e Argjentinës: “Nuk luajmë tenis. Nuk është një sfidë mes meje dhe Icardi, por mes 22 futbollistëve që janë në fushën e lojës. Unë do të doja shumë të isha në Kupën e Botës, por vetëm duke fituar dhe duke shënuar për Juventus mund të shpresoj te një grumbullim. I takon trajnerit të vendosë. Unë po punoj çdo ditë për të qenë gati. E gjithë karriera e ime ka qenë konkurrencë dhe punë pa limite. Vetëm kështu kam arritur të luajë me skuadrën kampione të Italisë.”

Më shumë nga Futboll